Inter, bisedime të reja me Man.Junajtid; hapa para për Sancez

Kampionati i Interit në Itali nis mbrëmjen e së hënës me sfidën ndaj Leces, me zikalrit që janë ende në pritje të përforcimeve e sidomos ardhjes së Aleksis Sancez. tashmë bisedimet janë intensifikuar dhe për klubin milanez ka ardhur koha që të diskutojë me Mancester Junajtid se si të bëjnë ndajnë mes tyre shpenzimet për pagën e lartë të futbollistit.

Marotta në orët e fundit ka hyrë sërish në kontakte me drejtuesit e Djajve të Kuq dhe ka bërë hapa para në tratativat me ta në lidhje me transferimin e sulmuesit kilian në Milano

Bëhet fjalë për një akord të mundshëm për marrjen e futbollistit në formë huazimi me të drejtë blerje dhe ka të ngjarë që pikërisht ditën e hënë ‘Nino Maravilla’ të mbërrijë në Milano për të kryer vizitat mjekësore dhe për të firmosur kontratën me Interin. Zikaltrit nuk duan që të paguajnë më shumë se 5 milionë Euro për pagën e futbollistit, ndërkohë që anglezëve u takon që të paguajnë 7 milionë nga 12 milionë Eurot që ai përfiton me kontratën aktuale.

Gjithcka pritet të përfundojë pas fundjavës ndërkohë që është prenotuar një fluturim Mancester-Milano ashtu sikurtse edhe programi i vizitave mjekësore në Humanitas. Sancez është gjithnjë e më pranë kalimit te Interi ku nuk do të ketë mundësinë që të marrë fanelën me nr.7 që i ka kaluar Mauro Ikardit.

sfidanti.al