Murinjo, sa i kushtueshëm je! Klubet e tij shpenzuan 1.5 mld Euro në merkato

Askush nuk është si Zhoze Murinjo kur bëhet fjalë për të shpenzuar paratë e të tjerëve për të blerë futbollistë të rinj në skuadrat e tij duke qenë se në 19 vite karrierë gjatë së cilës ka fituar 25 trofe ai ka bërë që drejtuesit e skuadrave të tij të nxjerrin nga arkat shifrën e 1.4 miliardë Paund(1.53 miliardë Euro).

Ai që i bën këto llogari është tabloidi britanik ‘The Sun’ sipas të cilit, për të arritur te këto shifra marramendëse, Special One iu desh të blejë plot 97 futbollistë me një kosto mesatare prej 14.4 milionë Paund duke regjistruar edhe një rekord me Pol Pogba për të cilin Mancester Junajtid pagoi 89 milionë Paund.

Ndërsa ‘armiku’ i portugezit, Pep Guardiola ka shpenzuar me 1.03 miliardë Paund(1.12 miliardë Euro), por katalanasi e ka shpenzuar këtë shifër për 52 futbollistë të blerë me një mesatare orej 19.8 milionë Paund. Nga këto, 62.5 milionë Paund janë shpenzuar për blerjen e Rodrit nga ana e Mancester Sitit.

Në vendin e dytë në këtë klasifikim të vecantë është pikërisht Karlo Anceloti me 1.1 miliardë Paund(1.2 miliardë Euro) për 85 lojtarë me italianin e Napoluit që ka si blerjen më të shtrenjtë atë të Garet Bejl në 2013 kur ishte te Reali i Madridit, ndërsa ish trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri është në vendin e pestë me 914 milionë Paund(rreth 1 miliard Euro) për 87 futbollistë ku padyshim më i kushtueshmi ishte Kristiano Ronaldo me 98 milionë Paund.

Surpriza e vërtetë në këtë pikë është Manuel Pelegrini që është në vendin e katërt me 949.14 milionë Paund(mbi 1 miliard Euro) për blerjen e 82 lojtarëve mes të cilëve përfshihet edhe emri i Ronaldos kur në 2009 Reali shpenzoi 80 milionë Paund për ta marrë nga Mancester Junajtid.

sfidanti.al