Kampioni i Premierliges, Mançester Siti u ndal me barazim 2:2 nga Totenham të shtunën, por Guardiola nuk u shqetësua për këtë fakt, sepse u shpreh se paraqitja e skuadrës së tij ishte shumë e mirë, “Nuk do të mendoj se sa pikë na duhen për t’u shpallur kampionë, apo se a do të fitojë Liverpuli, apo a do të fitojme ne, pasi jemi vetëm në javën e dytë të sezonit”, tha Guardiola. “Unë nuk dua ta teproj as nuk dua të them fjalët më të mira për ekipin tim sepse të tjerë njerëz duhet ta vlerësojnë, por jam i bindur kur them se ne e bëjmë më madhështor këtë lloj sporti me lojën që prodhojmë ”, ka perfunduar Guardiola.