Në Francë thonë se Paris SG nuk do të ketë durim të gjatë me trajnerin. Tomas Tuhelit i jepen vetëm 5 muaj kohë për të mbajtur vendin e punës, diçka që duket e çuditshme sepse në janar nuk vendoset fitorja e asnjë titulli. Klubi kryeqytetas këtë vit nuk bëri as shpenzime të mëdha, por kërkesat ndaj gjermanit duken të prera. U afruan vetëm Idrisa Gueje (30 milionë euro), Pablo Sarabia (18 milionë) dhe Ander Herrera me kosto zero nga Mançester Junajtidi, ndërsa problem i madh është e ardhmja e Nejmarit.
Nëse braziliani ikën tek Reali (apo, ndoshta tek Barcelona), atëherë PSG nuk do të ishte e njëjta skuadër. Të paktën, kështu janë parashikimet, ndonëse largimi i Nejmarit mund të rregullonte atmosferën në ekip, dhe Mbape do të ishte “gjeli” i vetëm. PSG i ka dhënë 5 muaj kohë Tuhelit, por më parë duhet të zgjidhë çështjen Nejmar dhe të shikojë sesa potencial do t’i mbetet skuadrës.
Sfidanti.al