Ku do të shkosh Ikardi? Edhe Monako hyn në garë me “gjigandët”!

Media franceze shkruan se Monako ka filluar bisedimet me Interin në përpjekje që të sigurojë shërbimet e sulmuesit argjentinas Mauro Ikardi. Portali elektronik “Footbal leaks” vë në dukje, duke iu referuar një burimi të brendshëm, se presidenti i klubit “princëror”, rusi Dmitri Ribolovljev, u ka thënë hapur drejtuesve të kubit të tij se ai dëshiron ardhjen e futbollistit 26-vjeçar argjentinas. Sezonin e kaluar, Ikardi në 37 ndeshje që luajti me Interin, ka shënuar 17 gola dhe ka dhënë pesë asistenca goli.  Kontrata e Ikardit me Interin është deri më 30 qershor 2021.

Lëvizja e Ribolovljevit duket tepër e guximshme, ndërsa në Itali mbahej edhe Roma si pretendente për të marrë argjentinasin. Gjithsesi, rinovimi i Xhekos mund të bëjë që kjo “pistë” të mbyllet. Vetë Ikardi dëshiron vetëm Juventusin, kurse mundësia tjetër quhet Napoli.

Sfidanti.al