Shumica e tifozëve të futbollit reagoi pozitivisht ndaj momentit hitorik, kur një gjyqtare femër “ndau drejtësinë” në një ndeshje të rëndësishme, sikurse është Superkupa evropiane që u zhvillua në Stamboll. Veç Fraparit, i gjithë ekipi gjyqtar që gjykoi ndeshjen e mësipërme që u fitua nga Liverpuli mbas ruletës së penalltive, përbëhej nga femra që në vetëvete përbën një moment historik.
Sidoqoftë, ka edhe nga ata që konsiderojnë se gjyqtarja bëri një gabim të madh mbas mbarimit të dy shtesave të ndeshjes që doli në barazim 2-2, me rastin e penalltisë së fundit të gjuajtur nga Abraham i Çelsit, sepse portieri Adrian kishte dalëpara vijës “fatale”, duke favorizuar Livepulin që me këtë penallti të humbur fitoi Superkupën evropiane. Në fakt, Frapari nuk e pa portierin e Livepulit që kishtë dalë shumë para vijës së portës,madje para gjuajtjes së penalltisë, megjithëse ajo nuk ishtë më shumë se pesëmetra larg. Shumëkush konsideron se ajo duhet ta kishte përsëritur penalltinë.
Por, megjithatë, Frapari arbitroi “burrërisht”, dha tre kartona të verdhë dhe anuloi gol, duke u treguar kurajoze dhe e patundur në vendimet e saj.