Milani e mori jo edhe aq lirë, dhe në fazën e dytë të sezonit të kaluar ishte ai që pritej. Kristof Piontek realizoi shumë gola me fanelën kuqezi, duke e justifikuar investimin, por pas ndryshimit të trajnerit, sulmuesi polak nuk po e gjen dot rrugën e rrjetës. Asnjëherë në shenjë në 5 miqësore me Xhampaolon në stol, ndryshe nga ç’ndodhte me Gatuzon. Gazetat sportive italiane kanë nisur të pyesin: Mos vallë e kanë fajin skemat e trajnerit të ri? Sa ndryshe nga fillimi me Interin, për Romelu Lukakun, që shënoi 4 herë që në miqësoren e parë.
Gjithsesi, Piontek ka shoqëri, pasi në Angli është një sulmues që ndodhet në krizë për një periudhë më të gjatë sesa ai. Fjala është për Aleksis Sançezin, të marrë me shumë dëshirë dhe rrogë të madhe nga Zhoze Murinjo. Kileni pësoi dëmtim dhe nuk shkëlqeu as me portugezin, ndërsa po shkon keq e më keq me Solskjerin. Mançester Junajtidi është gati të paguajë edhe një pjesë të rrogës së tij që, në total, arrin në 500 000 paundë stërlina në javë. As kështu, nuk po zgjon asnjë interes, dhe në “Old Traford” ekziston frika se Aleksis Sançezi do t’u “mbetet në derë”.
Sfidanti.al