Ivan Perishiç, si plani B, do të përforcojë një nga krahët e Bajernit të Mynihut, duke qenë se dështoi plani A, kur Liroj Sane nuk erdhi dot nga ManSiti, për shkak të një dëmtimi serioz.
Pjesëtari i përfaqësueses kroate nuk bënte pjesë në planet e ardhshme të trajnerit të ri të Interit, Antonio Konte, kështu që ai mori “dritën e gjelbër” që të largohej dhe tanimë Perishiçi futi këmbëtt në kampin bavarez në Mynih, ku ai kaloi me sukses edhe kontrollet mjekësore.
Bajerni do të paguajë pesë milionë euro për huazimin njëvjeçar të Perishiçit, ndërkohë që verën e ardhshme klubi bavarez do të mund ta blejë plotësisht kontratën e sulmuesit kroat me Interin, duke paguar 20 milionë euro të tjera.
Bajerni do të jetë klubi i tretë gjerman, ngjyrat e të cilit Perishiçi do të mbrojë në Gjermani, ndërkohë që më parë ai ka luajtur me Borusian e Dortmundit dhe Volfsburgun.