Liverpuli, duke hapur sezonin e ri të Premier Ligës, mundi bindshëm 4-1 Noruiçin e sapongjitur në ligën kryesore angleze. Goleada e kësaj ndeshjeje nisi me një autogol të Grent Henlit në min. e 7-të, duke shënuar kështu golin e parë të sezonit të ri 2019-2020.
Në fakt, është hera e dytë që në Angli sezoni i ri fillon me një autogol. Për herë të parë kjo ka ndodhur në sezonin 2015-2016, kur autogolin e bëri Kajl Uoker që atëkohë luante me Totenhemin, ndërkohë që atë ndeshje ky i fundit e humbi 1-0 ndaj Mançester Junajtidit. Ai ishte viti, kur Lester Siti bëri histori në Angli, duke fituar, për habi të të gjithëve, Premier Ligën.
Sfidanti.al