Njolloset Champions, dyshime trukimi për ndeshjen e Kievit

Dhjetëra të plagosur, shumë gola dhe një valë zërash për trukimin e rezultatit, pasuan humbjen e thellë të Beshiktashit në Champions League këtë mesjavë. Ndeshja e luajtur në stadiumin “Olimpik” të Kievit përfaqësonte një shans ideal të skuadrës turke, për të kaluar në raundin tjetër të kupës me veshë të mëdhenj, por miqtë humbën thellësisht 6-0. Dështimi reflektohej qartësisht në sytë e përlotur të portierit Fabri.

Zërat konspirativë për trukime u iniciuan nga Deklan Hill, autor i librit “Quiz: Organizing Crime and Football” dhe një prej ekspertëve në analizën e korrupsionit në sport. Ai e kishte cilësuar sfidën e Kievit, si një prej përballjeve më të rrezikuara për manipulim nga rrjetet kriminale dhe fusha shtoi hamendësimet për këtë. Autori i njohur e përforcoi akuzën pas ndeshjes, por më shumë se të gjithë bëri bujë një deklaratë e trajnerit të Beshiktashit, Senjol Gynesh: “Kjo ndeshje duhet të ekzaminohet për faktorë jashtë fushës”, tha trajneri turk, me një referim të qartë se diçka nuk shkon.

Sfidanti.al