Drejtonte mjetin me 240 km/h; policia ndalon vëllain e Eden Hazard

Kilian Hazard kreu një gabim dhe kërkoi falje për këtë. Javën e kaluar, policia e ndaloi vëllain e Eden dhe Torgan Hazard teksa e kapi duke drejtuar makinën me një shpejtësi 240 km/h dhe e arrestoi menjëhere dhe pasojat ishin të menjëhershme; Kilian Hazardit iu tërhoq patenta për 15 ditë.

Reagimi i Kilian Hazard, që është futbollist i skuadrës së Cercle Brugge, reagoi shpejt dhe nëpërmjet rrjeteve sociale kërkoi ndjesë për gabimin e tij.

‘Javën e kaluar bëra një gabim thuajse të pandreqshëm-shkruante Kilian Hazard në postimin e tij-vendosa jetën time në rrezik dhe thuajse rrezikoj edhe personat që më rrethojnë, kështu që dëshiroj të kërkoj ndjesë personave që më ndjekin’.

Nga fjalët e Hazardit më të vogël në familje kuptohet se kishte mësuar nga ky gabim.

‘Vizitova një qendër ku gjenden personat që kanë pësuar aksidente rrugore dhe kjo më dha mundësi që të kuptoj se duhet të tregojmë shumë kujdes në makinë-vijoi Kilian Hazard-nuk ka asgjë të sigurt dhe një aksident mund të ndodhë në cdo moment. Për shkak edhe të profesionit tim duhet të jap shembull dhe unë nuk e bëra kështu që u kërkoj falje të gjithëve’

sfidanti.al