Ekipi gjigant spanjoll, Reali i Madridit, doli me një komunikatë zyrtare, duke e marrë nën mbrojtje futbollistin e vet më të mirë, Kristiano Ronaldo, për të cilin, ditët e fundit, ka pasur jo pak lajme se ai, ndoshta, ka fshehur dhe nuk ka paguar taksat dhe se, madje, për këtë arsyë, do të mund të përfundojë pas hekurave të burgut. Megjithatë, klubi “mbretëror” i përgënjeshtroi këta pretendime. “Duke pasur parasysh shkrimet që kanë dalë, kohët e fundit, në publik, klubi ynë i adresohet Agjencisë së Taksave të Spanjës, nga e cila kemi marrë konfirmimin se futbollisti ynë, Kristiano Ronaldo, nuk ka asnjëfarë problemi me detyrimet taksore. Kështu që Reali i Madridit kërkon nga të gjithë subjektet përkatës që të kenë respektin maksimal për Kristiano Ronaldon, sepse ai është një sportist pët t’u marrë shembull”, thuhet në komunikatën e Realit.
Sfidanti.al