Ole Gunar Solskjaer bëhet pengesa e madhe e Juventusit për Romelu Lukakun. Trajneri i Mancester Junajtid me deklaratën e tij la të kuptohej se shpresa e tij është që sulmuesi belg të vazhdojë të jetë ende nën urdhrat e tij.
‘Lukaku ka mundësi që të bashkohet me pjesën tjetër të skuadrës javën e ardhshme-tha Solskjaer-nuk bëhet fjalë për dëmtime, por thjesht për dhimbje për shkak të të cilave ai nuk u aktivizua në ndeshjen me Milanin. Nuk deshëm të rrezikonim me të për fundjavën e ardhshme. A do të jetë në dispozicion për sfidën me Celsin? Do të duhet, ose të paktën kjo është ajo që shpresoj unë. Për mua kjo cështje është e mbyllur’.
Një deklaratë kjo që ndoshta është bërë duke parë edhe vështirtësitë me të cilat po përballet Mancester Junajtid për të arritur te Paulo Dibala me argjentinasin që këmbëngul në idenë e tij për të qëndruar te Juventus. Në këtë pikë, Djajtë e Kuq duken të dorëzuar dhe tani preferojnë që të mbajnë sulmuesin belg dhe i takon Solskjaer për ta motivuar sic duhet
sfidanti.al