4 Gushti i 2019 do të jetë një ditë që nuk do të harrohet. Mik Shumaher ka rishkruar historinë në motorsport me një fitore që ka shumë domëthënie. Nën vështrimin e nënës së tij, Korina që e shoqëronte gjithnjë në bokse sic bënte edhe më bashkëshortin e saj Mikael, Shumi Jr përjetoi një te diel kampionësh.
Piloti tashmë 20 vjecar regjistroi fitoren e tij të parë në Botërorin e Formula 2 teksa triumfoi në Cmimin e Madh të Hungarisë. Shumi Jr e nisi garën nga pole position dhe i përshkoi të 28 xhirot e saj duke e ruajtur me mjeshtëri vendin e parë pavarësisht sulmeve të japonezit Matsushita, ndërkohë që në vendin e tretë u rendit Sete Kamera.
Fitorja duket se është në ADN e familjes Shumaher dhe te Ferrari po fërkojnë duart duke qenë se Mik Shumaher është pjesë e tyre pikërisht te Ferrari Driver Academy dhe garë pas gare po e shfaq talentin e tij në Formula 2.
‘Zemra ime po rrihte fort, babai im këtu ka fituar 4 herë-tha Shumaher pas përfundimit të garës dhe nuk ishte i vetmi që kishte një ndjesi të tillë.
sfidanti.al