Mirë se erdhe kapiteni Mbape, çfarë autoriteti ndaj Nejmarit!

Individi nuk është më i rëndësishëm sesa kolektivi, por në momentet kyçe, kolektivi ka nevojë për një prijës që të tregojë rrugën. Nëse duhej një provë se Kilian Mbape mund të jetë një kapiten 20-vjeçar, ja ku erdhi në Shençen (Shenzen), në qytetin e Kinës ku u luajt Superkupa e Francës ndaj Renës. Sulmuesi i ri tregoi gjithë cilësitë e tij udhëheqëse kur “i tregoi vendin” Nejmarit, me gjithë kuptimin e kësaj fjale, duke e larguar me dhunë nga festimet pas suksesit.

Nejmar nuk dha kontribut në ndeshje, ndërsa vazhdon “numrat” e tij për t’u larguar nga Paris SG. Pas dorëzimit të trofeut, futbollistët parizienë u bashkuan në fushën e lojës, në festimet tashmë tradicionale, me brazilianin që ndenji veç, i veshur me tuta. Marko Verrati e mori dhe e bashkoi me skuadrën, por Mbape kishte tjetër mendim, dhe mesa duket ishte mendimi i duhur. Pra, që Nejmar nuk meritonte të ishte pjesë e festimeve, jo thjesht sepse nuk dha kontribut, por sepse ka krijuar shumë kokëçarje për ekipin dhe për klubin. Gjithsesi, vetëm pak ditë më parë, sulmuesi francez deklaroi se e respektonte Nejmarin dhe se donte që ai të mbetej tek PSG.

Sfidanti.al