Rezultati 2-0 mund të jetë tepër i ashpër për ata që humbën, dhe këtë duhet ta pranojnë edhe fituesit. Fitues i Superkupës së Gjermanisë u bë Dortmundi, në një tjetër mbrëmje të paharrueshme në “Signal Iduna Park”, apo siç kanë dëshirë ta quajnë tifozët “Vestfalenshtadion”. Bajerni u hodh në tapet 2-0 me gola të shënuar nga Pako Alkaser dhe Xhejdon Sanço, edhe pse bavarezët dominuan fushën në Arenën kundërshtare.
Rreth 80 000 tifozë formuan “Murin e Verdhë” i cili shpërtheu në pjesën e dytë, kur erdhën golat në minutat 48 e 69, por që mbetën me “zemër në dorë” ndërsa kampionët ushtruan presion me autoritet nga fillimi deri në fund. Bajerni mbajti topin 65 për qind, pati 16 gjuajtje drejt portës ndaj 5 të Dortmundit, si dhe pati mbi 700 pasime ndaj më pak se 400 të vendasve. Gjithsesi, në fund vlejti rezultati dhe Borusia e trajnerit Lysien Favre mori Superkupën e parë që nga viti 2014.
Dortmundi: Hic, Pishçek (Volf 80’), Akanji, Toprak, Shulc, Vicel, Vajgl, Sanço (Larsen 81’), Rojs, Gerrero (Hakimi 75’), Alkaser. Tr. Favre
Bajerni: Nojer, Kimih, Zyle, Boateng, Alaba (R. Sançez 70’), Tiago Alkantara (Pavar 80’), Gorecka, Toliso, T. Myler (Dejvis 66’), Koman, Levandovski. Tr.Kovaç
Sfidanti.al