DJ Cooper do të kujtohet në dekadën e ardhshme për një prej tentativave më qesharake për të evituar kontrollet antidoping. Baskebollisit ‘gjenial’ që ka lindur në Chicago dhe që ka ndërtuar një lloj karriere në Evropë duke luajtur për ekipe të tillai si PAOK, Panathinaikos, AEK, Enisej e Krasni për të mbyllur sezonin në Monako është skualifikuar me 2 vjet nga FIBA sepse në testet e tij antidoping rezultoi…shtatzën.
Sigurisht është e lehtë të mendosh atë cfarë ndodhi në të vërtetë; basketbollisti ndryshoi kampionin e urinës së tij me atë të një shoqes së tij që rezultoi se ishte në pritje të një fëmije.
Në testin e prezantuar si të tijin, ai rezultoi me substancën Ghc, një hormon që prodhohet nga placenta dhe që zbulon gjendjen e shtatzënisë. Ky veprim do t’i kushtojë DJ Cooper dhe jo vetëm me skualifikimin dhe gjobën që do të paguajë, por për të do të bëhet e pamundur që të marrë pasaportën boshnjake që do t’i zgjaste karrierën.
sfidanti.al