Në Mançester, një tifoz i Sëlltikut nuk ka mundur të festojë sipas dëshirës së tij, barazimin prestigjoz të arritur ndaj Sitit në “Etihad Stadium”, në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Champions League.
Motivi ishte vërtetë qesharak. Tifozi skocez u arrestua, sepse i ka hedhur një hamburger kalit të policisë. Ka qenë vetë Greater Manchester Police që ka bërë të ditur lajmin. Më pas, tifozi është acaruar shumë, duke dalë jashtë kontrollit dhe ka godur me shkelma makinën e policisë. Ndërkohë që gjatë atij takimi ka pasur problem midis tifozëve dhe forcave të rendit edhe brenda ambjenteve të stadiumit.