Xhani Infantino, një asist për Shqipërinë dhe Kosovën

Nuk mbeti vetëm një ide, pasi presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino e ka bërë zyrtar projektin e tij për zgjerimin e pjesmarrjes së skuadrave në finalet e Kampionatit Botëror. Infantino ka konfirmuar, se ka vendosur t’i shkojë deri në fund idesë së tij, që evenimenti futbollistik më i rëndësishëm i Globit, të zhvillohet më me shumë shtete. Aktualisht në Kupën e Botës kualifikohen 32 skuadra, por plani i pasardhësit të Blater është që numri të rritet në 48 shtete pjesmarrëse.

Kështu do të krijoheshin 16 grupe me nga tre skuadra, nga ku do të fitojnë të drejtën për të vazhduar më tej, vetëm skuadra që do të renditet e para, për të vazhduar më pas me sistemin normal, 1/16 e finales. Realizimi i këtij projekti do të ishte një mundësi e mirë për shtete e vogla, si Kosova dhe Shqipëria, duke bërë që mundësitë e tyre për pjesëmarrje në finalet e një Kampionati Botëror të rriten ndjeshëm.

Sfidanti.al