Aventurës së Sami Kedirës te Juventusi duket se i ka ardhur fundi. Ardhja e Ramsey dhe Rabiot ia kanë ngushtuar ndjeshëm hapësirat në mesfushën e bardhezinjve me gjermanin që nuk ishte i pranishëm në turin aziatik të kampionëve të Italisë. Tashmë Kedira duket se ka nisur kërkimet për një skuadër të re dhe ditën e diel ai është parë në Emirates Stadium të Londrës për të ndjekur sfidën mes Arsenalit dhe Lionit.
Është ky një tregues që flet se Topcinjtë mund të jenë destinacioni i ardhshëm i mesfushorit gjerman, ndërkohë që interes të madh për të ka shfaqur edhe Ulvërhempton. Kedira ka me Juventusin një kontratë deri në vitin 2021, por nuk është e thënë që në ditët në vazhdim Juventusi dhe futbollisti të takohen për të arritur një marrëveshje për zgjidhjen e saj.
Në fakt Kedira nuk hyn në planet e trajnerit Sarri dhe e ardhmja e tij mund të jetë pikërisht Premier League dhe Arsenali sic u tha edhe më sipër është një hipotezë konkrete pasi në Londëtr, kedira do të gjejë mikun e tij Mesut Ozil me të cilin ka ndarë triumfe të ndryshme me përfaqësuesen gjermane. Por Ulvërhempton nuk duhet nënvlerësuar, pasi kjo skuadër është vënë në ndjekje të një futbollisti cilësor dhe me eksperiencë, dy kritere që Kedira i plotëson mjaft mirë.
sfidanti.al