Një verë e çuditshme edhe për klubet më gjigandë të futbollit në Europë, dhe Reali vërtet që po ia kalon keq. Objektivi i madh i mbetur për t’u marrë është Pol Pogba, ylli i Mançester Junajtidit, ndërsa siç thuhet në shah, madrilenët janë në “cajtnot” sepse afati i transferimeve në Premier Ligë mbyllet në 8 gusht.
Presidenti Perez mësohet se ka bërë ofertën e tij të vendosur, 160 milionë euro, shumë pranë vlerësimit të anglezëve prej 170 milionë eurosh. Nuk dihet nëse në “Old Traford” do të pranojnë, me trajnerin Solskjer që ka nevojë për përvojë në një skuaër me talent, por me mjaft lojtarë të rinj.
Për Realin, duket se kampioni i botës është gjithashtu i rëndësishëm, pasi gjërat në skuadër nuk po shkojnë mirë. Jo vetëm po pësohen humbje në miqësore, si 1-3 ndaj Bajernit e 3-7 kundër Atletikos, por edhe disa nga lojtarët po zhgënjejnë. Eden Hazar cilësohet si mbi peshë, dhe kjo ka mërzitur shumë trajnerin Zidan dhe drejtuesit e klubit, Luka Joviç u dëmtua, ndërsa Garet Bejl është “as mish, as peshk”, as i ikur, dhe as i bashkuar me skuadrën.
Sfidanti.al