Maks Vershtapen është fituesi i Cmimit të Madh të Gjermanisë duke regjisgtruar fitoren e dytë sezonale dhe të 7 në karrierë. Në pistën e Hokenhajmit, admiruesit e Formula 1 u bënë dëshmitarë të një gare të cmendur, kaotike e spektakolare në të njëjtën kohë me holandezin që bëri më mirë se të gjithë, ndërkohë që në podium u ngjit edhe Fetel pas një gare perfekte e Kvyat me toro Rosso duke u kthyer edhe në surprizën më të madhe
Asgjë nuk mungoi në pasditen e cmendur të Hokenhajmit ku reshjet e shiut dhanë kontributin e tyre që nuk ishte aspak i vogël. Aksidentet padyshim ishin të pranishëm ashru sikurse edhe kaoset në bokse dhe hyrja në pistë e makinës së sigurisë plot 4 herë. Në fund ai që ia doli mbanë ishte pikërisht Vershtapen që i administroi pit stopet e njëpasnjëshme dhe ndërrimet e shpeshta të gomave ndërkohë që u tregua fenomenal në ruajtjen e përqendrimit edhe në kushtet më ekstreme.
Ferrari përjetoi një të diel gjysmë pozitive. Për të dyja makinat Kokëkuqe starti ishte i jashtëzakonshëm me Lëklerk që u gjend menjëherë në vendin e katërt e Fetel në të 8 me garën të nisur nga vendi i 20. por Lëklerk u tradhëtua nga pista e lagur pikërisht në momentin kur përfitoi mjaft mirë nga Makina Virtuale e Sigurisë për t’u ngjitur në vendin e dytë. Piloti i ri nga Monako doli nga posita dhe u përplas me murin mbrojtës. Ndërsa Fetel në 15 xhirot e fundit me gomat e buta ishte autori i një sërë parakalimesh për ta mbyllur garën në vendin e dytë, një rezultat që erdhi në një moment delikat për të. por Surpriza e madhe e ka emrin Daniil Kvijat me Toro Roso që u rendit i treti në garë.
Kjo e diel ishte një ditë makthi për Mercedes; Hamilton i tradhtuar nga gjendja e pistës u përplas me murin kur kryesonte garën dhe hyri në bokse për te ndërruar turirin e makinës. por hallet e britanikut nuk u mbyllën këtu, ai u penalizua me 5 sekonda pasi shkurtoi korsinë. Pak më vonë kur ishte në vendin e 12 u bë autori i humbjeve të disa pozicioneve për të mbyllur garën në vendin e tretë nga fundi. Edhe Botas gaboi duke humbur mundësinë që të fitojë disa pikë ndaj shokut të tij të skuadrës.
Gjithsesi edhe pas këtij kaosi, renditja e përgjithshme vazhdon t’i buzëqeshë Hamillton që është në krye me 39 pikë avantazh ndaj Botas, 61 ndaj Vershtapen dhe 82 ndaj Fetelit.
sfidanti.al