Para fillimit të sezonit të ri konkurrues 2019/20, Boston Selltiks u gjend në një pozitë mjaft të vështirë, pasi mbeti pa lojtarin kryesor qendër Al Horford që i befasoi tifozët, duke u larguar për në Filadelfia, ndërkohë që para tij nga Bostoni kishte ikur edhe Aron Bejns që iu bashkua Feniks Sansave.
Në këto kushte, Boston Selltiks ishte i detyruar të reagonte, duke angazhuar Enes Kanterin, por duke sjellë edhe një basketbollist tjetër mjaft interesant.
Fjala është basketbollistin Tako Fol, 2 metra 31 centimetra i gjatë dhe me peshë 141 kg që erdhi nga Senegali dhe shumë e habitshmeështë se fillimisht ai nisi të luante futboll!
Sidoqoftë, tani ky basketbollist senegalez hyri në listën e basketbollistëve me të gjatë në historinë e NBA-së, duke iu bashkuar gjatoshëve Manute Bol (sudanez) dhe George Mureshan (rumun) që kanë qenë po kaq të gjatë, 2,31 m, kur luanin basketboll.
Tako Fol ka ardhur në SHBA, kur ai ishte 16 vjeç, i pari që e ka stërvitur atë, ishte legjenda e NBA-së, Hakim Olajxhuvon.
Sfidanti.al