Mediume franceze njoftojnë se Milani është marrë vesh për blerjen nga Lila franceze të Rafael Leaos, për të cilin “rosonerët” do të paguajnë 35 milionë euro. Ky futbollist i ri portugez erdhi vjet te Lili që nuk pagoi asnjë para për të, pasi atij i mbaroi kontrata me Sportingun e Lisbonës dhe mbas vetëm 12 muajsh ai realizoi një transferim të madh.
“L’Ekip” dhe Radio Monte Karlo bëjnë të ditur se të dy klubet e lartpërmendur arritën marrëveshje me vlerë prej 35 milionë eurosh. Klubi francez Lil, po ashtu, sipas dy mediumeve të lartpërmendur, do të përfitojë 20 për qind të transferimit ose shitjes së ardhshme të futbollistit të ri portugez.
Sfidanti.al