Duket se Nejmari ndodhet te dera e daljes së PSG-së, ndërkohë që ka shumë spekulime se fajtore kryesore për marrëdhëniet e këqia mes klubit francez dhe futbollistit brazilian është Barcelona.
Thuhet se drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo, u zemërua aq shumë, kur Nejmari nuk u paraqit dy herë radhazi në seancat stërvitore, saqë e vendosi atë menjëherë në listën e transferimeve, por, sidoqoftë, nuk dihet se deri ku shkon rolin e Barcelonës në situatën e krijuar në klubin francez të mësipërm.
Mediume franceze shkruajnë se klubi katalonjas i kishte kërkuar Nejmarit që ky i fundit ta bojkonte turneun aziatik të PSG-së, duke provokuar kështu përçarje në dhomën e zhveshjes së klubit francez, me synimin që të imponohej një situatë që do të rezultonte me largimin e Nejmarit nga Parisi.
Barcelona, në fakt, ka dërguar disa oferta në adresë të klubit të lartpërmendur për futbollistin brazilian, por, tani për tani, në këtë drejtim nuk asnjë risi.
Sfidanti.al