Rekoba zbulon se kush është futbollisti më i mirë i botës

Legjenda uruguiane e futbollit, Alvaro Rekoba, bëri të ditur se cili është, sipas tij, futbollisti më i mirë i botës në historinë e këtij sporti. Ish-lojtari i Interit ka vetëm një zgjedhje dhe ai është… kapiteni i Barcelonës dhe i përfaqësueses argjentinase, Lionel Mesi.

“Mesi ka 15 vite që është në krye. Njerëzit mund të thonë se ai nuk ka lëvizurasnjëherë nga Barcelona, por të gjithë të tjerët janë ndërruar, kurse ai vazhdon të jetë akoma aty. Sipas meje, Mesi është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave”, vuri në dukje Rekoba që, megjithatë, nuk harroi që të përmendte edhe Kristiano Ronaldon.

“Kur është fjala për Ronaldon, nëse ata do të luanin në kohë të ndryshme, puna do të ishte ndryshe, por ata të dy luajnë në të njëjtën kohë dhe detyrimisht që mes tyre duhet të bëhet krahasimi. Nëse do të më duhet të zgjedh se cilën ndeshje do të doja të shihja, unë do të zgjidhja atë, ku luan Mesi”, deklaroi futbollisti i njohur uruguaian.

Sfidanti.al