Çfarë po ndodh me Shkëndijën, ku shkoi buzëqeshja?

Shkëndija e Tetovës bëri një hap tjetër të gabuar dhe përsëri para tifozëve të vet, duke u mundur 1-2 në ndeshjen e parë kualifikuese të Ligës së Evropës në stadiumin “Toshe Proeski” të Shkupit nga ekipimodest luksemburgas, Dudelanzh, pasi në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampioneve ajo u eliminua në mënyrë të turpshme nga ekipianonim estonez, Nome Kalju.

Si qëndron puna me klubin kampion tetovar që kampionatin e fundit kombëtar të Maqedonisë e mbylli me 35 pikë para Vardarit të Shkupit të vendit të dytë, çfarë po ndodh me Shkëndijën deri dje e “pamposhtur”, ndërkohë që tani është shndërruar në një ekip mëse ordiner?

Duket se ka ardhur koha që ky klub të shihet mirë në pasqyrë dhe të vihet gishti tek ata që janë përgjegjës, sidomos te drejtuesit, qoftë ai trajneri trajneri Osmani dhe qoftë ai presidenti Bexheti. Shkëndija evropiane, deri para pak kohësh e buzëqeshur, është shndërruar në një Shkëndijë të dëshpëruar. Deri dje, po të dëgjoje drejtuesit dhe tifozët e saj, ajo ishte Shkëndija më e fortë që ka pasur ndonjëherë Tetova në historinë e vet!

Po, doli se gjithçka ishte “fake”, pra e gënjeshtërt, doli se gënjenin si drejtuesit e klubit tetovar, ashtu edhe gazetarët. Por, me të vërtetë, ku u zhduk “madhështia” e Shkëndjës. Ka shumë pyetje që duan përgjigje të vërteta. Dhe duhet të theksohet se kjo që po i ndodh tani Shkëndijës, ëshë një goditje e fortë edhe për kompaninë shqiptare “Ekolog”qëështë shponsore e klubit tetovar.

Sfidanti.al