Nejmar, Juventus tenton goditjen e madhe; Dibala, Matudi dhe para cash

Nga faqet e ‘El Mundo Deportivo’ vjen një lajm i bujshëm merkatoje që ka të bëjë me Juventusin. Sipas të përditshmes spanjolle, bardhezinjtë po tentojnë të sjellin në Torino sulmuesin brazilian Nejmar duke kërkuar të ulin cmimin e kartonit të tij duke përfshirë në tratativa edhe 2 futbollistë.

Mësohet se Fabio Paratici po mendon të ofrojë kartonat e Paulo Dibalës dhe Bles Matuidi si dhe një shumë parash cash për të bindur Paris Sën Zhermenin që të lejojë kalimin e Nejmarit në Torino, një lëvizje kjo që do të bënte që Sarri të kishte nën urdhrat e tij përkrah Ronaldos një tjetër fenomen duke parë edhe situatën e krijuar me Ikardin drejt Napolit dhe Higuiain drejt Romës

Nuk dihet ende nëse ka dicka konkrete në këtë histori apo jo, por zërat flasin për një takim të menjëhershëm në Kinë mes drejtuesve të Juventusit dhe agjentit të futbollisti, Pini Zahavi që duket se ka marrë rolin e ndërmjetësit mes Zonjës së Vjetër dhe Paris Sën Zhermenit.

Nejmar nga ana e tij nuk dëshiron më që të qëndrojë në Paris dhe në Evropë nuk janë shumë klube që mund t’ia lejojnë vetes blerjen e kartonit dhe pagën e tij, por merkatoja e transferimeve është ende e gjatë dhe ka ende kohë për t’i vënë gjërat në vendin e vet, sigurisht nëse do të ekzistojë dëshira e mirë. Ndërkaq, pas këtij lajmi duket se tifozët e Juventusit kanë filluar të ëndërrojnë…

sfidanti.al