Milani, shtatë herë kampion i Eropës dhe ish-kampion i Italisë,me kryesinë e re që ka marrë kontrollin e situatës në këtëklub të famshëm italian, po përpiqet që të dalë nga “moçali” dhe të ngjitet përsëri në skenën e madhe të futbollit botëror.
Milani, në fakt, ka mbetur seriozisht keq, qëkur këtë klub ish-pronari i tijSilvio Berluskoniia shiti afaristit kinezLi Jonhongqë pa mbushur viti doli se ishte një mashtrues financiar, kështu që klubi italian kaloi në duart e fondit investues amerikan “Eliot”.
Sido që të jetë, fondi në fjalë nuk po arrin që ta stabilizojë klubin, megjithëse nga Arsenali u soll drejtori Ivan Gazidis që t’i pastrojë financat, por duket që Milani ka nevojë për një investitor më serioz.
Një investitor i tillëështë miliarderi francez Bernar Arno, për të cilin thuhet se do ta blejë Milanin gjatë kësaj vere, megjithëse i gjithë procesi i shitblerjes së këtij klubi mund të zgjasë një vit.
Bernar Arno është njeriu i dytë më i pasur në botë me një pasuri në dispozicion të tij që vlerësohet në 103 miliardëdollarë.
Sfidanti.al