Goditje tjetër për Popoviçin: Hardeni refuzon Mundobasketin

Ylli nr.1 i Hjuston Raketsave, Xhejms Harden, qëështë një nga basktbollistët më të mirë të së sotmes, nuk do të jetë pjesë e “dream-team-it” amerikan që do të marrë pjesë në kampionatin botëror të basketbollit që do të zhvillohet sivjet në Kinë (31 gusht–15 shtator).

Hardeni, pak kohë më parë, kishte deklaruar se, nëse do të thirrej nga trajneri Greg Popoviç që të luante me përfaqesuesen e SHBA-së, do ta kishte për nder të madh, por tani ai, siç duket, e “ka ndërruar pllakën”, duke vendosur që të mos marrë pjesë në Mundobasketin e Kinës, me qëllim, sikurse tha ai, t’u lejë më shumë kohë përgatitjeve për sezonin e ardhshëm të NBA-së.

Refuzimi i Hardenit përbën një goditje tjetër për trajnerin e SHBA-së, legjendarin Greg Popoviç, pasi, krahas disa yjeve të mëdhenj të tjerë që kanë refuzuar të marrin pjesë në kampionatin e ardhshëm botëror, së fundmi, refuzimin e tij që të marrë pjesë në Mundobasket e bëri të ditur edhe superstari i LA Lejkërsave, Entoni Dejvis.

Sfidanti.al