Mauricio Zamparini, ish-pronar i Palermos, njihet jo vetëm për mashtrimet financiare dhe problemet me ligjin, por edhe për atë se ai i ndërronte shumë shpesh trajnerët.
Por tani duket se futbolli italian shpëtoi nga Zamparini që u dënua së fundmi nga federata italiane e futbollit që të mos t’i afrohet futbollit gjatë pesë viteve të ardhshëm, ndërkohë që ai ishte fajtori kryesor që Palermo u përjashtua nga Seria B, duke zbritur në ligën amatore.
Duke qenë se Palermo nuk u regjistrua brenda afatit të caktuar në Serinë B, ky klub automatikisht u zbrit një kategori më poshtë, ndërsa Zamparini u dënua nga federata italiane që ai të mos kryejë asnjë funksion sportiv gjatë pesë viteve të ardhshëm. Po ashtu, ai do të përgjigjet edhe për mashtrime financiare dhe “shpëlarje” parash, ndërkohë që ai ka qenë pronar i klubit të Palermos që nga 2002.
Sfidanti.al