E ardhjma e Mauro Ikardit vazhdon të mbetet krejtësisht e paqartë, ndërkohë që Interi nuk e mori atë me vete në turneun aziatik, megjithëse ai është ende nën kontratë.
Juventusi dhe Napoli janë klubet që kanë shprehur interesim për shërbimet e këtij futbollisti argjentinas, por ata nuk duan të bisedojnë me bashkëshortën e tij “kontrapedal”, Vanda, qëështë edhe agjente e futbollistit.
Drejtori sportiv i Bolonjës, Valter Sabatini, ish-“operativ” i Interit, deklaroi se ndikimi negativ që mbizotëron te njerëzit kryesorë të klubit interist lidhur me Ikardin, ka ardhur për faj të bashkëshortes së Mauros, Vanda Mara.
“Po të isha unë akoma tek Interi dhe Ikardi do të ishte lojtar i imi, unë do të përpiqesha t’i gjeja një burrë tjetër kësaj Vandës që ajo ta linte rehat Mauron qëështë një njeri i shkëlqyer dhe fantastik…”, deklaroi Sabatini në median italiane.
Sfidanti.al