Nuk zure vend Bonuçi, sërish do të ikësh nga Juventusi?

Të pakën kështu shkruan gazeta “El Mundo Deportivo”, sipas së cilës ardhja e qendërmbrojtësit të ri të talentuar, Matijs De Liht, te Juventusie ka rritur presionin mbi Leonardo Bonuçin që e konsideron mbrojtësin e ri holandez si një kërcënim për vendin e tij në formacionin e Juventusit.

Në fakt, Juventusi ka pesë qendërmbrojtësbashkë me De Lihtin, konkretisht Kjelinin, Bonuçin, Ruganin dhe Demiralin, kështu që ekziston mundësia e një “spastrimi”.

Sipas gazetës së lartpërmendur, Bonuçi, i ndërgjegjshëm për sa më sipër, do që të largohet që këtë verë nga klubi “bardhezi”, ndërkohë që për shërbimet e tij, sikurse thuhet, kanë shprehur interesim PSZH-ja dhe Mançester Siti.

Sfidanti.al