Melisa Sata-Kevin Prins Boateng; rindizet pasioni i dashurisë te cifti

Rikthehet qetësia dhe rindizet pasioni mes Melisa Satës dhe Kevin prins Boateng. Cifti duket se i ka lënë pas problemet në raportin mes tyre të shfaqur në muajt e fundit dhe duke filluar riafrimin mes tyre. Sinjalet e para të këtij afrimi të ish velinës dhe futbollistit u panë sic ndodh rëndom në këto kohë, në rrjetet sociale, ndërkohë që konfirmimi i vendosjes së paqes mes tyre u bë pikërisht nga Melisa Sata.

Edhe në këtë rast ishin rrjetet sociale që ndihmuan në këtë aspekt duke qenë se shoëgirl postoi në profilin e saj një foto të një buqete me trëndafila të kuq me zemrën që pulson të Princit të saj. me pak fjalë, cifti që njihet ndryshe edhe me pseudonimin ‘Satteng’ është rikthyer përfundimisht.

sfidanti.al