Ozil ngjan me Rapinoe, Obamejang: Tani e di sesi SHBA fitoi Botërorin

Mesut Ozil e di se cfarë do të thotë të fitosh një botërot; mesfushori gjerman ishte në fushën e lojës në 13 korrikun e 2014 kur Gjermania mundi në finale Argjentinën duke fituar titullin e katërt botëror. Pesë vjet më vonë, Ozil duket se ‘fitoi’ një tjetër Kuypë Bote atë të femrave, të paktën për këtë është i bindur, Pierr Emerik Obamejang, pasi pa look-un e ri të shokut të tij të skuadrës te Arsenali.

Topcinjtë e Londrës, prezantuan fanelat që do të përdorin në transfertë të prodhuara nga Adidas. Një prej protagonistëve në shërbimin fotografik ishte edhe Mesut Ozil që me ngjyrën e tij të re të flokëve duke i bërë shokët e tij të skuadrës të viniun buzën në gaz, madje Obamejang nuk ngurroi të fotografojë Ozil duke vënë në dukje ngjashmërinë e gjermanit dhe kapitenes së skuadrës së SHBA që u rikonfirmua kampione e botës, Megan Rapino.

‘Tani e kuptoj sesi SHBA fitoi titullin…modeli më i mirë i flokëve që ke pasur ndonjëherë-shkruante Obamejang në profilin e tij në Instagram teksa publikoi foton e Ozil përkrah asaj të Rapino. Tani lind pyetja; a i takon Ozilit që të mburret se ka fituar 2 botërorë futbolli në karrierë?

sfidanti.al