Gafë me identitete lojtarësh në Turqi, Menemenspor blen Xhalloun e gabuar

Është e pabesueshme ajo që ndodh në merkaton e transferimeve të futbollit turk ku protagoniste bëhet skuadra e Menemensporit. Kjo e fundit ishte e bindur se kishte mundur të sigurojë shërbimin e Lamin Xhallou nga Salernitana, por më vonë kuptoi se kishte marrë Xhalloun e gabuar, Alfa Xhallou një futbollist thuajse i panjohur i skuadrës GD Alcochetense që luan në Serinë C portugeze.

Dhe të mendosh që kjo skuadër që këtë sezon do të luajë në Divizionin e parë në kampionatin turk, kreu edhe vizitat mjekësore ndërkohë që publikoi edhe foton me futbollistin, për të bërë më pas prapakthehu në lëvizjen e saj
Për momentin nuk është e qartë se si mundi të ndodhë dicka e tillë, por kjo histori tashmë po bën xhiron e botës. Mesa duket bëhet fjalë për një keqkuptim të madh që vjen si pasojë e mungesës së eksperiencës dhe anës sipërfaqësore.

Është një situatë groteske të cilën Menemenspori e korrigjoi duke bërë të ditur se Alfa Xhallou nuk i kaloi testet mjekësore duke ia anuluar kontratën që futbollisti gambian sapo kishte firmosur. tani mbetet të shohim nëse klubi turk do të mund të arrijë te Xhallou i duhur.

sfidanti.al