Roma me refrenin tepër “të lodhur: Zaniolo, jo në shitje!

Megjithëse nuk ka kaluar as edhe një vit nga ardhja në Romë e Nikolo Zaniolos, media tani po spekulon se ky futbollist i talentuar italian do të largohet nga “Olimpiko”. Thuhet se Zaniolo do të mund të shpërngulet për te Juventusi, por, megjithatë, drejtori sportiv i Romës, Xhanluka Petraçi, thotë se ai nuk është në shitje:

“I thashë Zaniolos, siç mund t’i thotë babai të birit, se kokën e ke mbi supe, mendohu mirë dhemos dëgjose çfarë thonë njerëzit se ne e kemi vënë atë në listën e transferimeve. Ja ku poua them se emri i Zaniolos nuk është në listën e transferimeve. Tani ne do të punojmë që ky futbollisti ri të japë gjithçka nga vetja, të nxjerrë më të mirën, pasi në futboll nuk është shitblerja e lojtarëve gjëja më e rëndesishme”, vuri në dukje drejtori sportiv i Romës.

Sfidanti.al