Festë te Reali: Duket se Garet Bejli po ikën më në fund!

Duket se futbollisti më i shtrenjtë në historinë e Realit të Madridit, Garet Bejl, ndodhet në prag të largimit nga “Santiago Bernabeu”, ndërkohë që vetë ai gjatë kohëve të fundit ka thënë në disa raste se nuk do të largohet nga klubi “mbretëror”, deri sa të mbarojë mbas tre vitesh kontrata e tij.

Por, duket se tani punët kanë ndryshuar dhe gazeta “Marka” shkruan se në adresë të klubit katalonjas ka ardhurnjë ofertë nga Totenhemi, ku Bejli ka luajtur gjatë viteve 2007-2013 dhe ku ai u bë i njohur si futbollist klasi. Thuhet se ditët e fundit në adresë të Realit nga Totenhemi ka ardhur një ofertë me vlerë prej 50-60 milionë eurosh dhe tani duhet të pritet që të shihet, nëse do të bindet që të largohet nga Madridi vetë futbollisti uellsian.

I vetmi problem është paga e lartë që merr Bejli te Reali: 17 milionë euro për sezon që Totenhemi me siguri që nuk do t’ia japë dot atij.

Sipas medias, oferta në fjalë parasheh që Bejli të marrë 25 milionë euro gjatë tre sezoneve qëështë gati gjysma e asaj që ai merr te Reali i Madridit. Sido që të jetë, nëse Bejli do që të luajë ende futboll në fushë, ai duhet të largohet menjëherë, sepse ai nuk bën pjesë në planet e trajnerit Zinedin Zidane.

Sfidanti.al