Lorenco Insinje shprehu konsideratën e tij për ish-trajnerin e Napolit Mauricio Sari që sezonin e ardhshëm do të drejtojë Juventusin, që është klubi më i urryer nga napolitanët. Kjo, duke qenë se klubi torinez ka qenë është rivali kryesor për Skudeton, ndërkohë që dihet se, sido që të jetë, “zonja e vjetër” është më kualitative dhe më superiore sesa Napoli.
Për tifozët e Napolit, Mauricio Sari është tradhtar, pasi pranoi ofertën e Juventusit dhe i një mendimi të tillë është edhe sulmuesi kryesor napolitan, Insinje. “Tanimë e kam thënë dhe po e them përsëri, për ne napolitanët, kjo është tradhti, – tha ai, – Por, megjithatë, ne do të fokusohemi te vetja dhe do të përpiqemi të fitojmë, duhet ta mundim Sarrin dhe Juventusin me çdo kusht. “Skudeto” është ëndërr për të gjithë nesh, dhe do të synojmë ta bëjmë realitet”.
Gjithsesi, Insinjes mund t’i bëhej një pyetje e thjeshtë, pra nëse ai vetë do të merrte një ofertë nga Juventusi, do të pranonte apo jo? Insinje është një napolitan, por kur Sarri mbërriti në Napoli, ai erdhi nga Empoli. Insinje duhet të sqarojë sesi e përkufizon tradhëtinë në futbollin profesionist!
Sfidanti.al