Klubi i Mançester Sitit njoftoi se portieri i tretë i tij, Arijanet Muriqi, do të kalojë në formë huazimi sezonin e ardhshëm te Notingem Forest. Muriqi është me origjinë kosovare dhe konsiderohet i talentuar, ndërkohë që ai akoma nuk ka mbushur 21 vjeç.
Mbas largimit të Muriqit, tek ekipi “qytetar” do të krijohet hapësira përkatëse për një portier të tretë që do të jetë opsion rezervë për dy portierët e parë, Ederson dhe Klaudio Bravo.
Në këto kushte, trajneri i Sitit, Pep Guardiola, ia vuri gishtin bashkatdhetarit të tij, Sier Riesgo (35 vjeç) që do të mund të vijë në “Etihad” si lojtar i lirë, mbasi ka mbaruar kontrata e tij me Eibarin.
Sfidanti.al