Përmbysje në Apenine: o burra ta shesim Ikardin, Napoli në dritare!

Mauro Ikardi, në fakt, stëtvitet me Interin, por, sipas medias italiane, trajneri i “neroaxurëve”, Antonio Konte, do që ta shesë atë, sa kohë që çmimi i tij është ende i lartë.

Emri i këtij futbollisti argjentinas një kohë të gjatë është lidhur me Juventusit, por tani në garë për shërbimet e tij, sikurse thuhet, është përfshirë edhe rivali më i fortë i klubit torinez, Napoli që nuk ka arritur të gjejë ndonjë sulmues të hajrit, kështu që tani do Ikardin që, në fakt, nuk ka ndonjë dëshirë të madhe që të shkojë të luajë në jug të Italisë, por, sidoqoftë, atij mund t’ia prishë mendjen paga 10 milionë euro për sezon që mund t’i japë atij klubi napolitan.

Megjithatë, që të synojë blerjen e Ikardit, Napoli fillimisht duhet të çlirohet nga shërbimet e lojtarëve vijues: Ounas, Rog, Hysaj, Mari Rui dhe Verdi, ndërkohë që ai deri tani i ka shitur disa futbollistë.

Ikardi do të mund të jetë një përforcim i mirë për ekipin e Ançelotit që deri tani ka arritur të angazhojë Kosta Manolasin, ndërkohë që po zhvillon bisedimet për ardhjen eventuale të futbollistit kolumbian. Hames Rodrigez.

Sfidanti.al