Akrobaci e Bufon: Dhurata më të bukur ..të luash me Ronaldon në fund

Legjenda e Juventusit, Xhanluixhi Bufon, është i kënaqur që karrierën e tij të gjatë ai do ta pëfundojë në të njëjtin ekip, në të cilin luan një yll i tillë i madh si Kristiano Ronaldo.

“Në fund të karrierës sime, unë arrita të luaj me kampionë të tillë si Nejmar dhe Mbape te PSZH-ja. Tani unë do të mund të luaj me Ronaldon te Juventusi. Unë mendoj se për lojtarë të tillë si unë me përvojë e histori nuk ka dhuratë më të bukur sesa të luash në fund të karrierës me lojtarë të mëdhenj”, deklaroi Bufoni që me këtë rast falenderoj portierin polak Vojçeh Shçesni dhe Xhorxho Kielinin që i ofruan atij përkatësiht bluzën me nr.1 dhe shiritin e kapitenit të Juves.

“Unë kam ardhur këtu që të jap dhe jo të marr diçka nga dikush. Portieri nr.1 duhet të mbajë veshur bluzën me nr.1, kurse Xhorxho që është vëllai im, duhet të jetë kapiten”, i deklaroi Bufoni kanalit “Skaj Sport Italia”.

Sfidanti.al