Murinjo s’e ndërron Evropën as për 100 mln Euro, refuzon ofertën e Guangzhout.

Zhoze Murinjo nuk e tradhëton futbollin evropian. Trajneri portugez që po vijon me pushimet e tij pas largimit nga drejtimi i Mancester Junajtid dëshiron që të vijojë karrierën e tij në Kontinentin e Vjetër dhe për këtë arsye ai refuzoi një ofertë marramendëse të ardhura nga Kina, dicka që nuk e bën cdo kusht.

Mësohet se trajneri 56 vjecar pas takimit me pronarin Guangzhou Evergrande i cili i ofroi atij një kontratë 3 vjecare me një pagë prej 100 milionë Euro, ose pak më shumë se 33 milionë Euro në sezon, një ofertë të cilën luzitani nuk e pati aspak problem ta refuzojë duke mohuar lajmin e publikuar përpara disa ditësh nga portali ‘TalkSPORT’ që e kishte bërë fakt të kryer pranimin e ofertës së drejtuesve të Guangzhout nga ana e Zhoze Murinjos.

sfidanti.al