Teo Hernandez bën të ëndërrojnë tifozët e Milanit: Erdha që të fitoj Championsin

Teo Hernandez është më i motivuar zse kurrë. Mbrojtësi i majtë tashmë është zyrtarisht futbollist i Milanit dhe me deklaratën e tij të parë me ngjyrat kuqezi ai ka bërë që të ëndërrojnë tifozët e skuadrës milaneze.

‘Jam shumë i karikuar dhe i kënaqur që vij tek Milani-tha Teo Hernandez në videon e prezantimit të tij me kuqezinjtë-shpresoj që të bëj historinë me këtë klub. Do të jap më të mirën time për të dhënë maksimumin. Milani është një klub i madh dhe për këtë arsye erdha këtu, për të arritur majat dhe të fitoj Ligën e Kampioneve me këtë skuadër. Jam shumë i kënaqur që erdha këtu. Forca Milan’.

Teo Hernandez që nuk mundi të gjejë dot hapësirë te Reali i Madridit u largua nga skuadra merenges për t’u transferuar te Milani për shifrën e 20 milionë Eurove duke nënshkruar me skuadrën e Serisë A një kontratë 5 vjecare deri në vitin 2024.

sfidanti.al