Zhoze Murinjo thotë se ai do të vazhdojë që të jetë trajner i nivelit të lartë, ndërkohë që nuk e përjashtoi mundësinë që të kthehet dhe të marrë përsipër ndonjë klub në Itali.
Gazetarët e kanalit TV “Skaj Sports” e kapën Murinjon në Uimbëlldon, ku ai po ndjek turneun e rëndësishëm të tenisit që po zhvillohet atj. Pasi ata e pyetën Murinjon, nëse në të ardhmen do ta shihnin atë në sportin e tenisit, “Speciali” portugez vuri në dukje: “Vetëm futboll, asgjë tjetër dhe gjithnjë në nivel të lartë. Në Itali? Edhe mundet”.
Murinjo, në fakt, është tifoz i Rafael Nadalit, qëkur ky i fundit ishte fare e ri dhe ai ka miqësi me xhaxhanë e Rafës, Migel Anhel Nadal.
Sfidanti.al