Zhoze Murinjo, rikthimi në stol bëhet në Kinë? Portugezi bisedime me pronarin e Guangzhou Evergrande

Fotot e publikuara nga ‘TalkSport’ ku shfaqet Murinjo që ka takuar pronarin e Guangzhou Evergrandes kanë bërë që të ndizen zërat e merkatos në lidhje me rikthimin e trajnerit portugez në stol. Në fakt është vetë ky portal që i bën më të forta këto zëra teksa arrin deri aty sa të flasë për mundësinë që Murinjo të marrë drejtimin e përfaqësueses kineze.

‘Nuk është e qartë nëse Murinjo do të drejtojë Guangzhoun, kombëtaren kineze apo do t’i bëjë të dyja këto detyra, por është shumë i tunduar për të pranuar ofertën-lexohet te TalkSport.

Vetëm 24 orë më parë, Murinjo në një intervistë në Uimbëlldon tha:

‘Trajner futbolli apo tenisi? Gjithnjë futbolli dhe gjithnjë në nivele të larta, ndoshta në Itali’. Askush nuk e di se cfarë do të thotë luzitani me këtë shprehje që mund të jetë edhe një bllof, por është e vështirë të shohësh atë që të tërhiqet nga sirenat e klubeve të Azisë së Largët

Sigurisht Guangzhou Evergrande është në krye të klasifikimit në Superligën kineze dhe dominimi i kësaj skuadre në këtë kampionat u ndërpre vetëm vitin e kaluar pas 7 vitesh, kur titullin kampione e fitoi Shanghai SIPG. Në të njëjtën kohë Guangzhoi në vitet e fundit ka fituar dy herë Champions League aziatike duke pasur në radhët e tij trajnerë si Marcelo Lipi dhe Luis Felipe Skolari që gjithsesi ishin në perëndim të karrierës së tyre. Por Murinjo ka ende shumë për t’i dhënë futbollit në Evropë, ndërsa përsa i përket Kombëtares, Marcelo Lipi para pak kohësh ka rinovuar dhe do të jetë ai që do të tentojë të cojë përfaqësuesen e Kinës në Botërorin e Katarit të 2022.

sfidanti.al