Gjokoviç: Dikur unë i mblidhja topat,  tani ai do të më ndihmojë!

Novak Gjokoviçi e konfirmoi me krenari informacionin se stafi i trajnerëve të tij gjatë turneut të Uimbëlldonit do të jetë i përforcuar me një emër tjetër suprem – Goran Ivanisheviç, tani “pensionist”, por që pranoi ftesën që të bashkëpunone me raketën nr.1 të botës.

Novaku zbuloi se dikur ai i çonte ushqim të gatshëm tenistit të famshëm kroat, ndërsa i mblidhte dhe i jepte atij topat e tenisit në fushë.

“Unë i jam shumë mirënjohës Goranit që ai pranoi ftesën time që ne të bashkëpunojmë në turneun e sivjetëm të Uimbëlldonit. Unë jam rritur, duke e parë atë në turnetë e mëdha, kam bërë tifozllëk të zhurmshëm për të dhe tani ai ka ardhur të më ndihmoj mua”, deklaroi Gjokoviçi, duke shtuar:

“Unë e kam për nder që i kam çuar Goranit ushqim dhe i kam mbledhur atij topat, ndërkohë që ai ndodhej në prag të suksesit të tij të madh, triumfit në Uimbëlldon më 2001. Unë ëndërroja të bëhesha si Gorani”.

Sfidanti.al