Antuan Grizman mund të jetë shumë shpejt lojtar i Barcelonës. Mediat në spanjë dhe në Europë informojnë se sulmuesi i Francës ra dakord me Atletikon për klauzolën e re në kontratën e tij në Madrid. Fillimisht, ajo ishte 200 milionë euro, një pengesë për çdo “guximtar” që do ta kërkonte. Gjithsesi, Barça tani ka nevojë për më pak guxim, pasi klauzola e re u fiksua në 120 milionë euro, një shifër e pranueshme për një lojtar i Grizmani, në tregun e sotëm të futbollit.
Gazeta “Marka” bën edhe parashikimin, që e merr nga Katalonja, se prezantimi i kampionit të botës në “Kamp Nou” pritet të bëhet në 4 korrik. Tashmë, kanë kaluar ngërçet e vjetshme, kur Grizman “dribloi” në momentin e fundit, kur ishte thuajse e sigurt që do të bashkohej me Barçën. Sulmuesi cilësohet si lojtari më i vlefshëm i mundshëm për ekipin “blaugrana” sot për sot, ndërsa nuk është aspak e sigurt se Nejmar mund të vijë nga Paris SG.
Sfidanti.al