Zyrtare: Barcelona ngroh stolin me Neton për 26+9 milionë euro

Barcelona konfirmoi edhe zyrtarisht se portieri brazilian Neto është tani pjesëtar i saj. Neto vjen nga Valensia dhe shuma e paguar për të është 26 milionë euro që mund të rritet edhe nëntë milionë euro.

Barcelona, në fakt, do të bëjë një rokadë portierësh me Valensian, pasi në këtë fundit për 30 milionë euro shkoi portieri rezervë Jasper Silesen. Në klubin katalonjas kampion është e padyshimtë se gardiani nr.1 i portës do të vazhdojë të jetë gjermani Ter Shtegen, por, sidoqoftë, ai do mbrapa një portier rezervë cilësor që do të presë shansin e tij që të luajë.

Neto ka qenë portieri nr.1 i Valensias gjatë sezoneve të kaluar dhe konsiderohet se vajtja e tij te Barcelona është një hap para në karrierën e tij, megjithëse është e qartë se, nëse portieri gjerman do të jetë në gjendje të mirë shëndetësore, Neto më shumë “do të ngrohë” stolin e rezervave.

Sfidanti.al