Barcelona tenton ‘remuntadën’; Pike takon De Ligt në Bahamas

Ndoshta është pak vonë, por Barcelona po e provon edhe njëherë të bindë De Ligt të vijë në Camp Nou. Katalanasit fillimisht ishin në avantazh në garë për mbrojtësin holandez por më pas e humbën favorin e yre fillimisht kundrejt PSG dhe më pas Juventusit, por nuk është thënë që situata të mos ndryshojë sërish. nuk mendohet të paktën në Catalunya, media sportive e së cilës nuk e konsideron ende të mbyllur këtë cështje, pasi oferta nuk është shumë larg pretendimeve të Ajaksit 70-80 milionë Euro.

Barcelona do të përdorë kartën De Jong dhe kjo nuk është dicka e pakët, ndërkohë që në fushën e lojës tashmë ka hyrë edhe Xherard Pike që duket se është edhe tutori i De Jong. Sipas asaj që publikohet te e përditshmja ‘El Mundo Deportivo’, qendërmbrojtësi i Barcelonës është me pushime në Bahamas ku është takuar edhe me De Ligt dhe është e lehtë të imagjinohet se cfarë kanë thënë ata me njëri-tjetrin; ashtu si në rastin e Ronaldos, edhe Pike duket se e ka ftuar 19 vjecarin të zgjedhë Barcelonën që në fund të fundit ende nuk ka hequr dorë prej tij.

sfidanti.al